“Ne nuk ishim ndarë”/ Plagosi me thikë Manderina Çelën, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit: E godita me thikë në gjaknxehtësi e sipër

KORÇË- Është zbardhur deklarata e 41-vjeçarit Ilir Çami, që plagosi me thikë një ditë më parë ish të dashurën e tij në lagjen nr 4. në Korçë. Mësohet se 41-vjeçari pasi është arrestuar nga policia ka dhënë deklaratën paraprakë në të cilën ka sqaruar se me Mandarina Çelën e datëlindjes 1978 nuk e kishin shkëputur mardhënien.

Ai shprehet se pasi ka mbaruar masën e arrestit është larguar në Greqi dhe më pas kur është kthyer ka rinisur me Mandarinën mardhënien duke konsumuar biseda telefonike. Gjithashtu Çami shprehet se Mandarina i ka kërkuar të ndaheshin dhe në gjaknxehtësi e sipër ai e ka goditur me thikë.

“Unë pasi mbarova masën e arrestit u largova për në Greqi dhe pasi jam këthyer kam rinisur me Mandarinën mardhënien tonë duke konsumuar biseda telefonike, më pas Mandarina ka dashur ta shkëpusë marrëdhënien tonë gjë që unë nuk pranova dhe në gjaknxehtësi e sipër e kam goditur me thikë,” tha Ilir Çami.

Mëngjesin e së mërkurës Manderina Çela u plagos me thikë në zonën midis mjekrës dhe qafës nga Ilir Çami. Gjithashtu ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë Ilir Çami pritet të njihet me masën e sigurimit në ditët në vijim.