Krim i rëndë në familje/ Burri 80 vjeç vr’et me armë gruan 75 vjeçe e më pas veten

Policia e Fierit ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në fshatin Kuman të Roskovecit.

Sipas policisë, rreth orës 14:30, Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit