Krim HORROR në Përmet/ 82-vjeçari vret me shkop druri gruan, kujdestarja e gjen të vdekur në banesë (EMRA)

Krim i rëndë në Përmet. Leonidha Peçi 82-vjeç, vret me shkop gruan e tij Afroviti Peçi 80 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa trupi i pajetë i të moshuarës është gjetur nga shërbyejsa në banesën e çiftit.

Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune. Policia zbuloi se 80-vjeçarja është dhunuar me shkop druri deri në vdekje nga bashkëshorti i saj 82-vjeçar, Leonidha Peçi. I moshuari është shoqëruar nga policia, ndërsa mësohet se ai është proceduar edhe më parë për veprën penale “dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Përmet/ Informacion paraprak.

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve, 82 vjeç dhe, 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen, 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi, banues në fshatin Pëllumbarë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.