Makina e Formula 1 është i shpejtë, por lepuri është edhe më i shpejtë: Shihni se si Latifi i shmanget goditjes së kafshës në pistë
E pazakontë skena që ndodhi gjatë kualifikimeve të djeshme për Çmimin e Madh të Italisë.
Rrallë i kemi parë kafshët e vogla të gjenden në pistat e Formula 1, por kjo është veçanërisht e theksuar në Çmimin e Madh të Italisë.
ista “Autostrada Kombëtare Monza” ndodhet në parkun Monza, i cili mbulon një sipërfaqe prej 688 hektarësh, dhe ka shumë kafshë që nganjëherë humbasin në pistë.
Kjo ndodhi dje gjatë kualifikimeve për Çmimin e Madh të Italisë. Duke dalë nga kthesa e shtatë, shoferi i Williams, Nicholas Latifi shtypi gazin e plotë, por në atë moment lepuri i vogël po vraponte në pistë.
Për fat të mirë për kafshën, ajo ishte më e shpejtë se një makinë e Formula 1, dhe arriti të shmangë vde kjen e sigurt.