Përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që merren me të drejtat e grave në Kosovë, thanë të premten se ato vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara në jetën politike dhe publike në vend, ndërsa theksuan se edhe gratë që janë pjesë e këtyre fushave përballen me diskriminim dhe gjuhë të urrejtjes. Këto komente u bënë gjatë një takimi këshillues të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore dhe Qendra e Kosovës për Studime Gjinore, me synim përafrimin e politikave të tyre për të çuar përpara çështjet që ndërlidhen me gratë në Kosovë.
