Kosova në festë! Sot 16 vjet shtet i pavarur dhe sovran!

KOSOVË- 16 vite më parë, në një sallë të mbushur plot, nga e cila ishin drejtuar sytë e miliona shqiptarëve në çdo cep të trojeve shqiptare por edhe të globit, u shqiptuan fjalë që bartnin ëndrra dhe sakrifice heronjsh nder shekuj: Kosova, shtet i pavarur dhe demokratik!

Më 17 shkurt të vitit 2008 në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Kjo ëndërr ka 16 vite që po jetohet çdo ditë. Por, ai që shqiptoi deklaratën e pavarësisë, kryeministri Hashim Thaçi dhe 3 të tjerët, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, sot ndodhen në paraburgim në Hagë.

Shpallja e Pavarësisë ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë qytetarët e Kosovës vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Shumica e shteteve anëtare të BE e kanë njohur Kosovën, por Qiproja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja vazhdojnë të mos e njohin. Ndërkohë, në të gjithë botën Kosova është njohur nga 117 shtete. Tani më Kosova ka arritur edhe liberalizimin e vizave, ku qytetarët mund të lëvizin të lirë në shtetet e Bashkimit Evropian.

PROGRAMI I PLOTË I MANIFESTIMEVE SHTETËRORE PËR SHËNIMIN E 16-VJETORIT TË PAVARËSISË, 26-VIETORIT TË EPOPESË SË UÇK-SË DHE 25-VIETORIT TË ÇLIRIMIT TË KOSOVËS

17 shkurt

08:00 Mbledhje Festive e Qeverisë së Republikës së Kosovës

08:20 Ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës

08:30 Nderime te Monumenti i të Pagjeturve

08:45 Homazhe te varri i ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova

08:50 Homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

09:50 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

11:00 Nderime te Monumenti “Heroinat”;

11:15 Nderime te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë

11:25 Nderime te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Oborri i Kuvendit

12:00 Seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

17:00 Pritje shtetërore nga Presidentja, Kryeparlamentari dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës

18:00 Koncerti i Pavarësisë, sheshi i Prishtinës

20:15 Koncert solem i Filharmonisë së Kosovës, Prishtinë

“Pritiet zyrtare në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës