Një mësuese e shkollës “Zëra Jete” ne Elbasan ka humbur luftën me pasojat e sëmundjes së koronavirusit. 4 ditë më parë shkolla e saj “Zëra Jete”, bënte apel për dhurim gjaku duke theksuar se mësuesja po vuante nga pasojat e covid-19. Blerina Lamçja (Hoxholli) nënë e një fëmije të mitur nuk është më mes nesh si pasojë e komplikacioneve që pësoi. Humbja e saj ka lënë pas shumë dhimbje. Një prej të afërmve ka publikuar lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Blerinës.
Ike shpejt Blerina jone e mire duke na lene shume dhimbje… shkruan Blendi Himçi në një status në rrjetet sociale.
I shprehim ngushëllimet familjes dhe i jemi pranë në këto momente tepër të vështira.
