Kontrolle në burgun e Durrësit/ Kapen 10 celularë, i përdornin të dënuarit

DURRËS- Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle ditën e sotme në burgun e Durrësit. Bëhet e ditur se nga kontrollet janë kapur 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.

Ky kontroll për sendet e paligjshme në ambientet e burgut, ka ardhur me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.