Konflikt mes të miturve në Gramsh, procedohet një 14-vjeçar

Gramsh – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori për një 14-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një bashkëmoshatar të tij, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.