Konflikt fizik për motive të dobëta/ Tre persona nën procedim penal në Gramsh

Policia e Gramshit referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal ndaj shtetasve Xh. M., 30 vjeç, E. Q., 42 vjeç dhe J. C., 37 vjeç.

Sipas Policisë, tre shtetasit janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.