Konflikt fizik në Elbasan, procedohen penalisht katër persona

ELBASAN, 27 Dhjetor 2025

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. H., 40 vjeç, R. Xh., 26 vjeç dhe A. L., 54 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasit A. L. dhe M. H. kanë dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit R. Xh., për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.