Konfirmohen rastet e para me fruth në Shqipëri

TIRANË- Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit janë regjistruar edhe rastet e para. Mësphet se rastet e para të fruthit janë konfirmuarnë në Tiranë. Nga fruthi janë prekur tre fëmijë, të cilët janë të pavaksinuar dhe janë izoluar në shërbimin e pediatrisë në Tiranë.

Rastet janë konfirmuar pas paralajmërimit urgjent që u lëshua nga zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën. Fruthi ka pasur një rritjeje alarmante të rasteve në të gjithë Evropën ndërsa në vendin tonë u konfirmuan rastet e para. OBSH ka bërë thirrje që të kryejnë urgjentisht fushata vaksinimi.

Virusi shkakton ethe, kollë dhe në raste të rralla pneumoni, inflamacion të trurit dhe vdekje. OBSH kishte regjistruar më shumë se 30,000 raste të fruthit në Evropë midis janarit dhe tetorit 2023 krahasuar me 941 raste në vitin 2022. Sipas OBSH-së, rastet janë shtuar muajt e fundit dhe pritet të vazhdojnë nëse nuk merren masa të menjëhershme.