Kompania iu rikthye punimeve në Gjinar pas denoncimit në media

Bashkimi i kompanive Meteo dhe Shëndëlli ka rinisur punimet me intensitet duke mbaruar tashmë kanalizimet për të vazhduar pjesën tjetër të investimit në qendrën e Gjinarit dhe Fushëkuqes.


Shqetësimi u ngrit në elbasanion nëpërmjet intervistave me banorët dhe pamjeve që tregonin se ky investim ishte ndalur vetëm në dy ndërhyrje sipërfaqësore dhe asgjë më tepër. Tre javë më pas duket se punimet janë rikthyer me intensitet dhe siç na njoftojnë banorët duke sjellë edhe pamje nga investimi, punimet u rikthyen pikërisht pas denoncimit në media.

Mund të lexoni artikullin dhe te shikoni videon e realizuar tri jave me parë
Klikoni këtu

Mësohet se tashmë janë duke përfunduar kanalizimet dhe punimet po vazhdojnë për të mbyllur këtë investim që ishte lënë në heshtje edhe pse afati i kontratës kishte përfunduar.
Bashkia Elbasan nuk reagoi lidhur me këtë stopim të investimit, por mësohet se është siguruar një shtesë kontrate nga ana e bashkimit të kompanive për të realizuar punimet që do të sjellin transformim të qendrës së Gjinarit.