Kodi i ri Penal/ Arben Rakipi: Vrasja me dashje 15-20 vite, trafikimi i të miturëve 17.5 vite burg

TIRANË- Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi që është dhe kryesuesi i draftit të Kodit të ri Penal ka zbuluar dënimet që do të rriten për disa vepra. Gjatë fjalës së tij në tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, Rakipi ka theksuar vrasja me dashje do të jetë 15-20 vite burg, vrasja me paramendim do të jetë 20-30. Për trafikimin e personave të rritur, Rakipi tha se do të jetë sa është 11.5 vite burg, ndërsa trafikimi i të miturëve 17.5 vite burg.

“Vrasja me dashje: Kodi aktual paraqet dhunimin apo vrajsen me dashje nga 10 deri në 20 vjet, Kodi i ri propozon nga 15 deri në 20 vjet burg, Kodi penal italian, jo më pak se 21 vjet, kodi francez e ka 30 vjet. Propozimi ynë është brenda sistemit të sotëm, nuk e ka kritikuar kush për represiv.

Vrajsa me paramendim: Kodi aktual 15-25 vite burg, ose burg përjetë. Projekti nga 20-30 vjet heqje lirie. Në rrethana të cilësuara, burg përjetë. Kodi francez e italian, burg përjetë, pa alternativë.

Plagosje e rëndë me dashje: Kodi aktual, 6.5 vjet. Projekti 6.5 vjet heqje lirie. Kodi italian, 5-9 vjet, Kodi francez 10 vjet dhe 150 mijë euro gjobë.

Trafikimi i personave të rritur: 11.5 e ka Kodi aktual, 11.5 vite burg projekti. Kodi italian 14 dhe kodi francez 7 vjet burg dhe gjobë. Këtu jemi më lart se francezët.

Trafikimi i të miturve: Është caktuar 17.5 vite burg në projekt, sepse kemi ndjekur një politikë ndryshe. Ka për qëllim mbrojtjen e fëmijës me këtë shtesë dënimi.

Dhuna në familje: 2.5 vite burg në projekt

Vjedhja: Është mjaft e përhapur, projekti e ka 4 vjet në mesatare. Kodi francez e italian e kanë me nga 4 vjet,” tha Rakipi.