TIRANË – Deputetja e larguar nga radhët e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka ndarë një mesazh pas vizitës së saj në Parlamentin Europian, ku ka theksuar rëndësinë e integrimit europian për Shqipërinë.
Në një postim në rrjetet sociale, Koçeku e ka cilësuar Europën si orientimin më natyror të vendit dhe një hapësirë ku, sipas saj, kauzat e drejta kanë gjetur gjithmonë mbështetje.
“Kanë qenë ditë plot shpresë. Europa asht nji strehë e sigurt për vendin tonë, jo vetëm si orientimi ynë ma i natyrshëm që prej rrëzimit të sistemit komunist, por edhe si vendi ku kauzat e drejta kanë gjetë gjithmonë vëmendje dhe mbështetje”, ka shkruar Koçeku.
Ajo nuk ka dhënë detaje të tjera mbi takimet apo agjendën e vizitës në Parlamentin Europian, por mesazhi i saj vjen në një kohë kur debati për integrimin europian të Shqipërisë mbetet një nga temat kryesore politike në vend.




