Klodian Braho ZGJIDHET kreu i RI i SPAK!

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota.

Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë.

Kujtojmë se Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

Braho do të marrë detyrën nga Dumani në 19 dhjetor për të nisur më pas zyrtarisht ushtrimin e funksionit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.