Një vajzë 14-vjeçare nga Gramsh rezulton e humbur që prej datës 12 shkurt.
Bëhet fjalë për Amelja Mersitin, e cila është larguar nga banesa ku jetonte me gjyshen dhe prej asaj dite nuk është kthyer më. Sipas familjarëve, e mitura është parë për herë të fundit në stacionin e autobusëve në Gramsh, por që atëherë nuk ka asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Familja ka bërë denoncim pranë autoriteteve dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 14-vjeçares, pasi janë thellësisht të shqetësuar për sigurinë e saj.
Kushdo që ka informacion ose e ka parë Ameljan, është i lutur të kontaktojë në numrin: +355 69 308 4275.













