Keto jane 5 policët e Elbasanit që morën certifikatë vleresimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku i akordon certifikatë “Për shërbime të dalluara”, 5 punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Gjatë një ceremonie të zhvilluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, drejtori i kësaj drejtorie, Drejtues Ilir Proda, iu ka dorëzuar certifikatat 5 punonjësve të Policisë: Nënkomisar Tanush Shyti, Nënkomisar Besmir Likaj, Inspektor Kujtim Xibraku, Inspektor Servet Baho dhe Inspektore Merita Demi.
Gjatë fjalës së tij, drejtori Proda ka vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.
Punonjësit e Policisë falënderuan Drejtorin e DVP Elbasan dhe Drejtorin e Përgjithshëm, për këtë vlerësim, të cilin e konsideruan si motivim të madh në misionin e tyre për t’iu shërbyer qytetarëve.