Këshilli Bashkiak Elbasan do të mblidhet nesër në fshehtësi, ndryshon edhe godina

Këshilli Bashkiak I bashkisë Elbasan do të mblidhet sërish nesër, 3 korrik në një mbledhje jasht radhe për të diskutuar dhe miratuar vendimet e muajit qershor ndër të cilat edhe kërkesën për rritjen e cmimit të ujit të pijshëm nga UKE.
Edhe pse fillimisht u lajmërua I njëjti vend me mbledhjen e mëparshme ku ndodhi dhe protesta, një lajmërim i dytë ka ndryshuar vendin e mbledhjes duke e transferuar në periferi në hotel Imperial në orën 14.30.
Duke qenë një ambient privat do të evitojë hyrjen e qytetarëve protestues dhe zhvillimin e mbledhjes. Por ndërkohë është njoftuar se në 14.00 protestuesit do të jenë sërish në vnedin e zhvillimit të mbledhjes për të kundërshtuar vendimin që I jep mudësi UKE të kërkojë rritjen deri në 40% të cmimit të ujit të pijshëm.
Këshilli Bashkiak e ka detyrim ligjor të publikojë datën dhe orën si dhe rendin e ditës së mbledhjes së këshillit bashkiak, por kjo gjë nuk ka ndodhur.