Kërkoi pezullimin e arrestimit, Kushtetuesja jep vendimin për Sali Berishën

Gjykatën Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan pezullimin e vendimit të GJKKO për masën shtrënguese ndaj Sali Berishës e për rrjedhojë edhe pezullimin e arrestimit të tij.

Ligjvënësit demokratë pretenduan se masa “detyrim paraqitje” e marrë ndaj Sali Berishën më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit.

Ky vendim vjen një ditë para se Kuvendit të votojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë.

Vendimi paraprak i Gjykatës Kushtetuese