Kërcënuan me mesazhe në celular bashkëshortet në proces divorci, nis procedimi për dy burra në Gramsh e Elbasan

Kërcënuan me mesazhe në celular bashkëshortet në proces divorci, nis procedime për dy burra në Gramsh e Elbasan.

‘Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme i DVP Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi nëpërmjet celularit ka kanosur dhe fyer bashkëshorten e tij, me të cilën është në proces divorci. Gjithashtu, nga kontrolli në banesën e 37-vjeçarit, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. M., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi nëpërmjet celualarit i ka dërguar mesazhe fyese, bashkëshortes së tij 23 vjeçe, me të cilën është në proces divorci. 23-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.