Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin S. H., 48 vjeç.
Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka kanosur përmes thirrjeve dhe mesazheve telefonike bashkëshortin e motrës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.













