ITALI- Një ngjarje jo e zakonshme dhe që ka shkaktuar tension është regjistruar ditën e sotme në Acate të Siçilisë. Një shtetas shqiptar i dyshuar me probleme të shëndetit mendor ka kërcënuar se do të hidhte në erë një ndërtesë më bombola gazi.
Pas lajmërimeve për situatën, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Sipas mediave vendase, u deshën gjashtë oficerë të karabinierëve për ta neutralizuar shqiptarin.
Me pas ai është dërguar për një trajtim të specializuar mjekësor (TSO) në një qendër shëndetësore aty pranë. Në vendin e ngjarjes u mblodhën edhe një turmë kalimtarësh të cilët ishin dëshmitarë të skenës. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.
