Kërcënoi me armë zjarri 22-vjeçarin në Elbasan, arrestohet i riu pas 1 viti

Njoftimi i Policisë:

Elbasan Para 1 viti, kanosi me armë zjarri një 22-vjeçar, për motive të dobëta, lokalizohet dhe kapet 20-vjeçari. Bazuar te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. Gj., 20 vjeç, banues në Elbasan.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar urdhër ndalimi për 20-vjeçarin, sepse nga hetimet ka rezultuar se në muajin shkurt 2024, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, në fshatin Tregan, shtetasin E. M., 22 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.