Një ngjarje tragjike mund te ishte regjistruar ditën e sotme në Elbasan.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se është këputur një përcjellës i linjës së Tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit. Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Paraprakisht dyshohet aksidentale. Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.
Menjëherë janë angazhuar të gjitha grupet e punës së OST në vendngjarje për riparimin e linjës dhe verifikimin e dëmeve materiale.
Sipas të dhënave rreth një mijë e 766 abonentë kanë mbetur pa energji elektrike në zonat Bradashesh, Balldren, Jetesh, Petresh, Gracen, Pajenge, Bizhutë, Tërbaç, si dhe fshatrat Shijon, Reçan, Dopaj, Mamël, Shtemaj, Shëngjin, Jarakullak dhe Ulëm të njësisë administrative Gracen.













