Sipas MetoAlb, në orët e pasdites Shqipëria do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, të cilat do të jenë më të pranishme në lindje.
Orët e vona të mbrëmjes sjellin largim të vranësirave nga vendi jonë duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor -Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 Ballë.
