Debatet mes ‘Ledjonës së Piranjave’ dhe Roza Latit në “Big Brother VIP” nuk kanë të mbaruar.
Kjo e fundit, duket se ende nuk po ‘gjen paqe’ me veten brenda shtëpisë, duke lëshuar jo vetëm akuza ndaj gazetares, por duke e prekur ne pikën e saj më të dobët, vajzën.
Pasi nervat nuk i mbajtën më, në një bisedë fare të zakonshme Roza i është drejtuar me fjalët se Ledjona dhe ish-bashkëshorti i saj e kanë sjellë në jetë vajzën e tyre pa dashuri.
Akuzë kjo jo vetëm e shëmtuar për mesazhin që jep pasi ndiqet nga një audiencë e tërë, por edhe shumë e dhimbshme për Ledjonën.
Lediona nga ana tjetër u shpreh se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj e kanë sjellë në jetë vajzën e tyre me dashuri dhe Roza nuk din asgjë për marrëdhënien e saj.
Biseda e plotë:
Ledjona: Personi që më ka rënduar mua ke qenë ti, se t’i thuash një femre që je rritur pa dashuri, unë atë vajzë e kam bërë me dikë me dashuri
Roza: A je me personin që e ke bërë?
Ledjona: Ç’rëndësi ka? I bie që është bërë pa dashuri?
Roza: Kshu i bie që do kisha bërë dhe unë fëmijë
Ledjona: I bie që dhe ti pa dashuri je bërë?
Roza: Jo unë jam bërë me dashuri
Ledjona: Ku e di ti që je bërë me dashuri?
Roza: Sepse prindërit e mi nuk ishin me shkuesi, me dashuri kanë qenë
Ledjona: Po ti ku e di se si kam qenë unë me babain e fëmijës? E di sa e turpshme është kjo që përdor dhe është shumë e keqe.
Roza: Më vjen keq po ti i ke lënë vend vetes që unë vetëm të të flas keq
Ledjona: Nuk më intereson fare. Ti je e keqe dhe me vjen keq që ti je kështu














