Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori për katër raste penale:
Dëmtim pemësh frutore në Funarëz: Shtetasi A. K., 31 vjeç, dyshohet për dëmtim të pemëve frutore në kopshtin e banesës së shtetasit N. G., në fshatin Funarëz.
Kanosje me armë lodër në Librazhd: Shtetasi L. B., 45 vjeç, dyshohet për kanosje ndaj shtetasit F. B., 31 vjeç, me një send që imitonte armë lodër, i cili u sekuestrua si provë materiale.
Devijim i kanalit kullues në Zdrajsh: Shtetasi H. G. dyshohet se ka devijuar rrjedhën e kanalit kullues në rrugën e fshatit Zdrajsh, duke shkaktuar dëmtim të mureve të një banese.
Dhunë dhe vjedhje, dy persona në kërkim:
A. T., 27 vjeç, i dyshuar për dhunë ndaj shtetasit E. Sh., 33 vjeç, dhe vjedhje celulari;
A. Ç., 41 vjeç, i dyshuar për shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.












