Qysh një natë më parë qyteti i Elbasanit ka hasur probleme të mëdha për furnizimin me ujë të pijshëm, ndërkohë dita e sotme është një “blackaut” total. Ujësjellësi Elbasan u mjaftua me një njoftim evaziv mëngjesin e së martës dhe nuk njoftoi qytetarët për këtë situatë mjaft shqetësuese. Nga burime te pakonfirmuara mesohet se ka nje demtim te pompave kryesore.
Mësohet se të gjitha zonat aktualisht janë pa ujë, madje edhe depozitat e mëdha të ujit nëpër palate kanë shkuar drejt fundit duke lënë kështu pa ujë mijëra qytetarë dhe qindra lokale e ambjente sherbimi ne nje situate pandemie.