Kapet me kanabis 18-vjeçari në Elbasan

Elbasan – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet sasi e dyshuar cannabis sativa.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.