Elbasan, 6 Tetor 2025
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Elbasan arrestuan në flagrancë dy shtetas për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.
Në pranga ranë:
A. K., 41 vjeç, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
B. B., 54 vjeç, i kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Të arrestuarit do të përballen me akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.
