Kanosje dhe fyerje në Librazhd, procedohet penalisht një 57-vjeçar

Librazhd – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. X., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer një 42-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.