Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit V. Sh., 69 vjeç.
Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se ka kanosur me fjalë bashkëshorten e vëllait të tij, e cila është pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













