Edhe pse është kandidat i Foltores Bedri Qypi që kandidon për kualicionin opozitar në Belsh kujdeset që në çdo takim flamurin amerikan ta ketë në sfond. Ai mbështetet nga të gjithë emrat e PD në Belsh pa dallim duke komunikuar me banorët e Belshit.
Bedri Qypi, një ekonomist në profesion duket se gëzon mbështetje të gjerë në Belsh dhe gara është e fortë në qytezën turistike.
Kryetari aktual i bashkisë Arif Tafani rikandidon për të disatën herë dhe është përfolur për abuzime me tenderat e rilindjes urbane por deri tani edhe pse kane nisur hetime dhe procedime ndaj tij ne gjykate edhe nga Kontrolli i Larte i Shtetit, ende nuk ka nje gjykim per te.
Gara duket e fortë dhe për faktin se deputeti Dashnor Sula është rënditur në krah të tij edhe pse është kandidat i Berishës nga primaret. Sula ka marrë mbështetje të rëndësishme në zonën e Dumresë dhe do ta përdorë influencën e tij në dobi të kandidatit Qypi.