Kandidati i Partisë Socialiste për Librazhdin Mariglen Disha ka takuar banorët në Prevallë.
Gjatë bisedës banorët i thanë Dishës se për ta problem mbetet infrastruktura rrugore, si edhe amortizimi në disa segmente i rrjetit të ujësjellësit.
Duke informuar banorët e Prevallës, Kandidati Disha u shpreh se prioritet ne mandatin e tij të parë mbeten investimet në infrastrukturën rrugore në fshatra duke vijuar me projektet.
Disha vijon takimet me qytetarët e tij, për të kërkuar mbështetje në 14 maj dhe për të vazhduar përpara me projektet në Librazhd.
