Kandidatet e qarkut Elbasan/ Bukurosh Maçi, zgjedhja e goditur e PS për të rimarrë bashkinë

Bukurosh Maçi, kandidati që përfaqëson banorët e Peqinit

Me shpalljen e kandidatëve të partisë socialiste një ditë më parë përshtypje bën emri i Bukuro, kandidati që përfaqëson banorët e Peqinit

Me shpalljen e kandidatëve të partisë socialiste një ditë më parë përshtypje bën emri i Bukurosh Maçit. Ai ka drejtuar Rajonin e  OSHEE në Elbasan dhe njihet për komunikimin e tij përballë çdo ankese të qytetarëve. Nëse do të kishte një problem me energjinë kudo, mjaftonte një telefonatë dhe ai angazhohej totalisht në zgjidhjen e çdo difekti, e çdo ankese të qytetarit,

Madje në përiudhën që drejtoi OSHEE u akuzua se nuk po punësonte militantët socialistë për shkak se nuk kishin arsimin përkatës dhe nuk mund të ishin specialist në fushën që kërkohej.

Kush është Bukurosh Maçi?

Maçi vjen nga një angazhim politik disavjeçar në partinë socialiste. Ai është zgjedhur në krye të PS së Peqinit një vit më parë pasi ka mbajtur pozicione drejtuese në këtë parti për Peqinin. Ka ruajtur balancat dhe njihet për qetësinë dhe maturinë e tij në raport me njerëzit dhe sidomos banorët e Peqinit. Kandidimi i Maçit në Peqin largon imazhin e krijuar për drejtues të paravendosur dhe kukulla në institucionin vendor. Vendosja e tij si kandidat do ta bëjë të vështirë punën për opozitën për të rimarrë këtë bashki pasi është drejtuar në një mandat nga demokratët. Ai do të jetë përballë mjekut Mustafa Pashja, kandidat i dalë nga primaret e Sali Berishës.