Kamionit i rrëshket rimorkio, bllokohet rruga në Llogara

Bllokohet Qafa e Llogarasë. Shkak mësohet se është bërë një kamion, rimorkioja e të cilit ka rrëshqitur duke bërë që të dalë nga rruga. Për pasojë, është bllokuar qarkullimi në këtë aks, ndërsa policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, por monitoron situatën, por deri më tani është e pamundur lëvizja, për shkak se është zënë e gjithë.

Shkak për këtë aksident është bërë moti i keq me reshje dëbore dhe ngrica në këtë aks rrugor, ndërsa po punohet për lëvizjen e kamionit për të zhbllokuar rrugën dhe për të vijuar lirisht qarkullimin e mjeteve të tjera.

Vendi ynë është përfshirë prej disa ditësh nga një mot i acartë, me temperatura disa gradë nën zero, ndërsa në zonat malore ka pasur prezencë të theksuar të rreshjeve të dëborës, por edhe ngrica, që kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve.