Kamarieri rrëzon tortën para nuses dhe dhëndrit. (VIDEO)

Një video ku kamarieri i rrëzon tortën e dasmës çiftit u bë virale në rrjetet sociale.

Videoja u regjistrua në një lokal në Jerevan të Armenisë. Nusja dhe dhëndri po prisnin të hynte torta kur kamarieri rrëzohet me gjithë tortë.

Çifti shtang pa ditur që ajo ishte thjesht një kamera e fshehtë. Pak minuta më pas në lokal hyri torta e vërtetë.