Kabina elektrike përfshihet nga flakët, zona mbetet pa energji

Një kabinë elektrike në një pallat në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

E gjithë kabina elektrike e një pallati në qytetin e Lezhës është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në zonën e prekur kanë mbërritur menjëherë grupi i OSHEE-së dhe për të riparuar dëmet.