‘Ka kryer korrupsion dhe shkelje’/ Banorët kallëzojnë në SPAK kryetarin e Bashkisë së Kamzës

TIRANË- Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli. Kallëzimi është kryer nga banorët e Kamzës, të cilët e akuzojnë Sulin për disa shkelje dhe për korrupsion.

Avokatja Adriana Kalaja, e cila ishte e pranishme ditën e sotme përballë ambienteve të SPAK me banorët, tregoi për mediat detaje nga kallëzimi si dhe shkeljet që ata pretendojnë se ka bërë Suli.

Kalaja tha se në SPAK është paraqitur raporti i auditimit të KLSH për Kamzën.

“Këshilltarët e opoizitës i kanë kërkuar këshillit një rregullore për të mësuar se si vepron ky institucion, por nuk ka pasur asnjë reagim. KLSH ka vërejtur disa vepra penale dhe raste korrupsioni nga Këshilli bashkiak i kaluar. Nuk bëhet i ditur se si funksionin Këshilli Bashkiak”, tha Kalaja.