Nuk e keni ditur por është e vërtetë byreku i famshëm me lekun dhe barishtet nuk i përket si rit bektashizmit. Këtë e konfirmon baba Ardit Selmani, i cili thotë se në ditën e Novruzit gatuan shumë gjellëra të shijshme bëhet kurban dhe në drekën e novruzit në Teqe gatuhet për të gjithë. Sa më I madh të jetë numri i atyre që hanë nga dreka në Teqe aq më shumë është përmbushur kjo festë. Ai thekson se byreku është një tjetër rit pagan si Dita e Verës e nuk ka lidhje me bektashizmin.
Ritet dhe gatimet kanë filluar qysh një ditë përpara dhe besimtarët kanë edhe një traditë mjaft interesante, sjellin çfarë të munden ushqime e zahire me qëllim që ditën e Sulltan Nevruzit të ketë bollëk në Teqen e Baba Xhemalit në Elbasan.













