Javën në vijim në vend do të rikthehet dimri. Gjatë pasdites së të hënës temperaturat do të zbresin disa gradë dhe në zonat malore nuk do të mungojnë reshjet e dëborës.
Dita e martë e javës së ardhshme do të jetë më e ftohta, ku në Ersekë temperaturat do të shkojnë edhe -5 gradë celcius, sipas Windy.
Ndërkohë, fundjava në vend do të jetë e ngrohtë , ku temperaturat e ajrit do të shkojnë deri në 20 gradë celcius.
