Ja cilët do të jenë mysafirë nesër në Elbasan, Rama anulon

Në ditën e festës tradicionale të Elbasanit duket se politikanë do të ketë shumë pak madje do të mungojë edhe kryeministri Edi Rama. Kështu stafi i tij fillimisht dërgoi një axhendë të kryeministrit por me pas e anuloi atë duke lënë të kuptohet se kryeministri nuk do të jetë mes elbasanasve këtë Ditë Vere. Ndërkohë duket se në emër të Sali Berishës do të jetë Gazment Bardhi dhe sekretari i përgjithshëm i rithemelimit Flamur Noka. Ende nuk ka njoftime të tjera për politikanë që do të vijnë në Elbasan.