Iu publikua lajmi se u rrah nga dhëndri, nusja e dasmorët, reagon Shpat Kasapi: Ishte një…

Pas raportimeve që këngëtari Shpat Kasapi u rrah nga disa dasmorë gjatë një dasme, vetë artisti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në një postim në “Instasotry”, Kasapi ka sqaruar se është mirë me shëndet dhe ka theksuar se lajmet janë ekzagjeruar.

Ai ka shpjeguar se gjithçka ka qenë një keqkuptim me disa nga të ftuarit e dasmës dhe ka kërkuar që të mos shqetësohen për situatën.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar”, shkruan Shpat Kasapi në postimin e tij.