ITALI- Moti i keq po godet sot zonën e gjerë të Xhenovës në Itali, duke shkaktuar dëme materiale. Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, një mur i një parku publik u shemb, duke dëmtuar makinat e parkuara. Një tornado shkaktoi dëme edhe në zonën e portit të qytetit: pemët u shkulën dhe kontejnerët ranë nga një lartësi e madhe, pa asnjë të lënduar. Çatia e kompanisë së mbledhjes së mbeturinave komunale u shkatërrua gjithashtu nga erërat e forta.
Një numër i madh ekipesh zjarrfikëse, policie dhe Mbrojtjeje Civile janë mobilizuar për të përballuar situatën. Në shumë zona qendrore të Xhenovës, shtëpi njëkatëshe dhe mbikalime janë përmbytur, ndërsa trafiku është ndërprerë në unazën rrugore Aurelia, e cila lidh Italinë me Francën.
Sipas parashikimeve, vala e motit të keq do të shtrihet, në orët në vijim, në zona të tjera të Italisë veriore, si dhe në Toskanë.
Tromba marina nel primo pomeriggio di sabato 15 novembre sul lungomare di Pegli, a Genova. Le forti raffiche di vento hanno ribaltato un furgone. Danni anche ai tetti dei palazzi, da quali sono caduti molti calcinacci. Trascinati via i cassonetti dell'immondizia. pic.twitter.com/gNoAJfoX5E
— Local Team (@localteamit) November 15, 2025













