‘Ishte i maskuar, është ngjitur nga dritarja’, Vjedhin armën e gardistit në banesë

Një person i paidentifikuar futet në banesën e një punonjësi të gardës dhe dyshohet se i ka vjedhur këtij të fundit armën e shërbimit. Punonjësi i Gardës sapo ka konstatuar se në banesë i mungonte arma e shërbimit ka bërë menjëherë kallëzim në komisariatin nr.1 të policisë së Tiranës.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve’ thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Policia ka sekuestruar edhe kamera të tjera sigurie që mund të bëjnë të mundur identifikimin e personit që ka kryer vjedhjen.