Ishte duke pirë kafe në lokal, 20-vjeçari ndërron jetë papritur në spital (EMRI)

Një 20-vjeçar në qyteti ne Korçës ka humbur jetën në rrethana misterioze, teksa ishte në një lokal.

Mësohet se viktima ëhstë Mateo Llabani, i cili fillimisht është ndjerë keq teksa ishte në një lokal në Blisht. Ai ëhstë transportuar drejt spitalit, por gjendja e tij u përkeqësua më shumë dhe ai u transportua me mabulancë drejt Korçës, aty ku dhe vdiq.

Paraprakisht dyshohet se hskak për vdekjen është një mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20-vjeçarit. Llabani raportohet se nuk ka pasur shenja në trup. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë si edhe familjarë të të ndjerit.