Ishte duke lëshuar karburant, merr flakë autoboti në autostradën Tiranë-Durrës! Plagoset pasagjeri

Pranë një pike karburanti në autostradën Durrës-Tiranë ka rënë zjarr. Një autobot ka qenë duke lëshuar karburantin dhe papritur ka marrë flakë. Flakët nuk kanë përfshirë depozitat e karburantit, pasi është vënë shpejt në kontroll.

DURRËS- Një autobot i cili po lëshonte karburant në pikën ‘Gega Oil’ në autostradën Tiranë -Durrës është përfshirë nga flakët.

Flaka ka qenë në pjesë e parme të autobotit dhe në momentin e shpërthimit është lënduar shoferi dhe pasagjeri, të cilët janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Flakët nuk kanë përfshirë depozitat e karburantit, pasi është vënë shpejt në kontroll nga 5 forca zjarrfikëse. Shkak dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike në sistemin e makinës me targa ‘AA 627 IC’.

Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë vendosur nën kontroll flakët.

Lajm në përditësim…