‘Ishin të punësuara dhe vinin nga Cërriku!’ Zbulimi i magazinës me lëndë narkotike në Korçë, mes të arrestuarve edhe disa gra

KORÇA- Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë teksa janë arrestuar dhe disa persona. Dyshohet se lënda narkotike e llojit kanabis sativa nuk është prodhuar në zonë, por është sjellë nga një vend tjetër për t’u magazinuar.

Lidhur me këtë rast bëhet me dije se në pranga ranë 6 persona, mes tyre edhe gra. Magazina ndodhej në anë të rrugës nacionale Korçë-Voskopojë në afërsi të fshatit Voskop dhe sipas informacioneve gratë që rezultojnë të jenë nga Cërriku, ishin të punësuara.