Ishin raportuar të zhdukura, tre vajza të mitura gjenden të vdekura në Uashington! Babai i dyshuar për vrasjen e tyre shpallet në kërkim

SHBA- Një baba nga Uashingtoni është shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane pasi akuzohet për vrasjen e tre vajzave të tij të vogla, të cilat u raportuan të zhdukura dhe më pas u gjetën të vdekura.

Policia të martën i kërkoi publikut ndihmë për të gjetur babain e vajzave, Travis Decker, 32 vjeç, i cili akuzohet për vrasje dhe rrëmbim, tha Departamenti i Policisë së Wenatchee.

Nëna e vajzave, të cilat u identifikuan si Paityn 9 vjeç, Evelyn 8 vjeç dhe Olivia 5 vjeç, raportoi në polici të premten se babai i tyre nuk i kishte kthyer ato pas një vizite të planifikuar, tha policia. Gjatë fundjavës, policia kërkoi fëmijët dhe Deckerin, i cili besohej se jetonte në një kamionetë të bardhë GMC Sierra të vitit 2017 me targa të Uashingtonit.

Kamioni i zbrazët i Decker u gjet të hënën pranë një kampingu, tha policia. Gjatë një kontrolli, oficerët gjetën trupat e tre vajzave. Në një intervistë televizive, nëna e vajzave, Whitney Decker, tha se nuk ka pasur kurrë probleme me vizitat me Travis Decker në të kaluarën.

Sipas dokumenteve të paraqitura për ndërhyrje në kujdestari, Whitney dhe Travis ishin të martuar për shtatë vjet, por të divorcuar prej disa vitesh.